Ndër problemet kryesore jo vetëm të kryeqytetit, por edhe në shumë qytete të tjera vazhdojnë të jenë mbeturina. Qytetarët shpesh ia lënë fajin komunave dhe kompanive përgjegjëse, duke kërkuar zgjidhje pasi si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga një pjesë në Prishtinë, më konkretisht në lagjen Dardania, që ndodhet në gjendje të mjerueshme nga mospastrimi i mbeturinave.
Në pamjet e mëposhtme shihen kontejnerët e thatë, ndërkaq përreth tyre ka plot mbeturina.