image " Gjendja pas dehjes është sëmundje"

Botë

Gjermani/ ” Gjendja pas dehjes është sëmundje”

news image

Një gjykatë në Gjermani ka vlerësuar se gjendja e personave pas përdorimit të alkoolit është sëmundje. Vendimi i gjykatës është kundër prodhuesve të produkteve të ndryshe për shërimin e efekteve negative të alkoolit.

Një kompani e panjohur ishte akuzuar në gjykatë në Frankfurt se po shet pluhur për luftimin e efekteve të alkoolit dhe se po bën reklamim ilegal të efekteve të tij.

Në Gjermani është e ndaluar me ligj që të shiten ushqime dhe pije të reklamuara si shëruese të sëmundjeve.

Shpresat e kësaj kompanie për t’i ikur censurës për shitjen e produkteve të saj u shuan kur gjykatësit vlerësuan se efektet e përdorimit të tepruar të alkoolit në fakt janë një formë e sëmundjes.

“Të dhënat e produkteve ushqimore nuk mund të përmbajnë premtime për parandalimin, trajtimin apo shërimin e sëmundjeve njerëzore apo të krijojnë përshtypje të tillë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej, në këtë dokument thuhet: “Me sëmundje nënkuptohet edhe një pengesë e vogël ose e përkohshme në gjendjen normale ose aktivitetin normal të trupit të njeriut”.

Vendimi i gjykatës u mor në kohën kur në Mynih të Gjermanisë po mbahet festivali i birrës. Vitin e kaluar, në këtë festival u pinë rreth 7 milionë litra birrë, shkruan “Independent”,