Mërgimtarët të cilët ishin në Kosovë për t’i pritur festat e fundvitit së bashku me familjarët e tyre tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pjesa më e madhe e tyre shkojnë përmes kufirit Merdare, ku tani në atë pikë ka pritje në dalje nga 20 deri në 30 minuta.
Në Dheun e Bardhë pritjet janë deri në një orë.
Kjo u bë e ditur përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, teksa përditësimi i fundit u bë në ora 07:16.
Pikat tjera kufitare janë më të qeta si në hyrje ashtu edhe në dalje me 5 minuta pritje.