image Gjendja në pikat kufitare

Kosovë

Gjendja në pikat kufitare

news image

Pikë kalimi kufitar në Merdarë po vazhdon të mbetet me fluksin më të madh edhe sot.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shihet se pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë.

Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë deri në 180 deri në 240 minuta, derisa kolonat janë nga 1km në hyrje dhe 80 metra në dalje.

Kurse në pikën kufitare në Vërmicë pritja në hyrje është 3 deri në 5 minuta, kurse në dalje 30 deri në 40 minuta. Ndërkaq kolona në dalje është e gjatë 300 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU

/Gazeta Sinjali/