image Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, përditësohen të dhënat

Kosovë

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, përditësohen të dhënat

news image

Fluksi i automjeteve është shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:27, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare po presin deri në 90 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 500 metra.

Në dalje nga Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 60 minuta, me kolonë prej afërsisht 300 metrash.

Pritje të shtuara ka edhe në Muçibabë, ku në dalje qytetarët po presin deri në 45 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 400 metra. Në hyrje, pritjet variojnë nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 25 minuta në të dyja drejtimet, me kolona prej rreth 100 metrash.

Në Vërmicë, pritjet në hyrje janë nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet kryesisht variojnë nga tri deri në pesë minuta.

Për kamionët nuk janë raportuar kolona, ndërsa pritjet në të gjitha vendkalimet kufitare janë nga tri deri në pesë minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/