Bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë vendlindjes krahasuar me ditën e djeshme, sot nuk janë përballur me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.
Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme shihet se më shumë se një orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, ku kolonat kanë arritur deri në 450 metra, ndërsa për dalje pritjet janë jo më shumë se 05-10 minuta.
Pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo në Jarinjë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë 90 minuta ndërsa për dalje nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.
Në Merdare pritjet nuk janë më shumë se 5-10 minuta për të hyrë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë më pak se 15 minuta.
Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.