image Gjendja në pikat kufitare

Kosovë

Gjendja në pikat kufitare

news image

Krahasuar me ditët e fundit pikat kufitare sot janë më të qeta dhe mërgimtarët po presin më pak në hyrje dhe dalje të këtyre pikave kufitare.

Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 18:14, është 30-50 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur 10 deri 15 minuta.

Radhë më e gjatë është në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona 70 deri 100 metra e gjatë dhe pritjet janë 20-25 minuta.

Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë prej 50 metrash dhe pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU/Gazeta Sinjali/