image Gjendja në kufi: Pritje deri në 90 minuta në Muçibabë

Kosovë

Gjendja në kufi: Pritje deri në 90 minuta në Muçibabë

news image

Fluksi në disa pika të kalimit kufitar është shtuar gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar në Muçibabë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:04, udhëtarët në këtë pikë kufitare po presin rreth 90 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Kolonat e automjeteve arrijnë deri në një kilometër në të dyja drejtimet.

Në Dheun e Bardhë pritjet janë rreth 60 minuta, me kolona deri në 150 metra, ndërsa në Jarinje pritjet në hyrje shkojnë nga 45 deri në 60 minuta. Në dalje nga kjo pikë kufitare pritet nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra. Në Vërmicë pritjet në hyrje janë nga pesë deri në dhjetë minuta, kurse në dalje nga tre deri në pesë minuta.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Merdarën, Kullën, Qafën e Morinës dhe Qafën e Prushit, pritjet janë kryesisht nga dy deri në pesë minuta.

Për kamionët, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë nga tre deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/