image Gjendja në Klinikën Infektive, 9 pacientë të shtruar, 3 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi

Gjendja në Klinikën Infektive, 9 pacientë të shtruar, 3 në gjendje më të rëndë

news image

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të shtruar 9 pacientë me COVID-19, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në mesin e tyre është edhe një mjek. Megjithatë, ditëve të fundit Klinika Infektive nuk ka pasur shtim të numrit të pacientëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, thotë KTV.

Të enjten kur vendi ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave duke u hapur rrugë hapjes së objekteve fetare, ministri i Shëndetësisë ka thënë se lehtësimi i tyre është bërë bazuar në një analizë parapake për situatën epidemiologjike.

Në 24 orët e fundit, nga 267 mostra e marra nga IKSHPK-ja në Kosovë është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19./ Gazeta Sinjali/