image Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 36 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të ShSKUK-së, 13 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, kurse 23 të tjerë po marrin trajtim mjekësor post-COVID.

Ndërkaq me oksigjeno-terapi po trajtohen 14 pacientë dhe 1 në mjekimin intensiv.

Njoftimi i ShSKUK-së:

ShSKUK: Në trajtim 13 pacientë me Covid-19, 23 të tjerë post-covid

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga Covid-19.

13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /GazetaSinjali/