image Gjendja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Gjendja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Klinika Infektive në Maqedoninë e Veriut është e mbushur me pacientë të cilët trajtohen në kujdes intensiv nga koronavirusi. Shifrat tregojnë se nga 123 pacientë, 33 prej tyre janë të shtruar në hapësirat modulare.

Ndonëse vizitat nuk lejohen, disa qytetarë përpiqen që përmes dritareve të komunikojnë me familjarët e tyre. Të tjerët u sjellin ushqim dhe batanije nga shtëpia.

Këta shtretër të rinj spitalor u dërguan për të shtuar kapacitetet, të cilat janë më së të nevojshme në këtë valë të re të pandemisë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Maqedoninë e Veriut, Milena Stevanoviq, tha se pranimi i pacientëve në kurim spitalor bëhet në rast të zhvillimit të simptomave dhe grupeve të rrezikuara me pasqyrë të rënduar klinike, të cilët kanë nevojë për oksigjeno terapi. Ajo vë theksin tek mjekët amë, të cilët duhet me vëmendje të përcjellin gjendjen e pacientëve në kurim shtëpiak, që të mos përfundojnë në klinikë.

“Secili që do të përpiqet ta rrënoj sistemin shëndetësorë të cilin e krijuam dhe funksionon këta muaj vetëm se do e vështirësoj si për vete ashtu edhe për të tjerët. Kushdo që raporton për simptome të rrejshme, ne këtu i verifikojmë nga mjekë me përvojë, të cilët nuk do të bëjnë lëshime për këto të dhëna jo të sakta. Kontrolli klinik është thelbësor për vlerësimin e gjendjes shëndetësore. Çdo njëri duhet të ketë vetëdijen në këtë kohë qoftë mantel bardh apo pacientë”, deklaroi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në takim me drejtorët e Klinikave Universitare kërkoi nga ato të bëhet ri-organizim plotësues i hapësirës, me qëllim që të sigurohen kapacitete plotësuese në repartet interne dhe forcimin e kapacitetit mjekësor në Klinikë, që të mund të aktivizohen për ndihmë shtesë në Klinikën Infektive.

Në kushte spitalore një pacient kurohet mesatarisht 14 ditë. Në rast se rezultojnë negativ në testin e parë pas 7 ditësh do të lëshohen në izolim shtëpiak, për tu lënë vendin të tjerëve më të sëmurë. Deri në shtratin e fundit janë mbushur edhe repartet infektive të spitaleve nëpër qytetet tjera të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë
Reparti Infektiv në Strumicë: kapaciteti 38 shtretër të hospitalizuar 58 pacientë

Reparti Infektiv në Shtip: kapaciteti 38 shtretër të hospitalizuar 53 pacientë

Reparti Infektiv në Veles: kapaciteti 35 shtretër të hospitalizuar 32 pacientë

Reparti Infektiv në Manastir: kapaciteti 45 shtretër të hospitalizuar 43 pacientë

Reparti Infektiv Kumanovë: kapaciteti 28 shtretër të hospitalizuar 33 pacientë

Në Spitalin 8 Shtatori janë të Hospitalizuar 47 pacientë, në Spitalin për sëmundje të mushkërive të fëmijëve në Kozle janë të shtruar 18 pacientë. Të shëruarit, Të vetmit që i gëzohen ditës sot janë të shëruarit, të cilët po lënë këto hapësirë./Gazeta Sinjali/