Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 421 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 347 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
ShSKUK: 421 pacientë po marrin trajtim për COVID-19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 421 pacientë. Prej tyre 347 me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore në mjekim intensit mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 75 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 41 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë,1 paciente
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 32 pacientë
Spitali i Gjakovës, 27 pacientë
Spitali i Pejës, 72 pacientë
Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 21 pacientë
Spitali i Ferizajt, 29 pacientë./GazetaSinjali/