image Gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se numri i pacienteve të hospitalizuar me COVID-19 ka rënie të vazhdueshme, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në  tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19  janë 247  pacientë, 172  prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19

Klinika Infektive,  53 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  12  pacientë

Numri i pacientëve sipas  spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 45  pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19  pacientë. /Gazeta Sinjali/