Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në Spitalet e Përgjithshme po trajtohen 263 pacientë nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm, 186 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
ShSKUK: 263 pacientë po trajtohen nga COVID-19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 263 pacientë, 186 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetëore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 57 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 27 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 13 pacientë
Spitali i Prizrenit, 16 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Pejës, 44 pacientë
Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 24 pacientë. /GazetaSinjali/