Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2647 testime dhe janë regjistruar 870 raste me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky numër është rekord i ri në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur gjithsej 14 persona.
Ndërkaq, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 292 pacientë të shëruar.