image Gjendet vetura e vjedhur, një person shoqërohet në polici në Ferizaj

Siguri

Gjendet vetura e vjedhur, një person shoqërohet në polici në Ferizaj

news image

Një rast i vjedhjes së veturës është zgjidhur brenda pak orësh në Ferizaj.

Sinjali mëson se më 20 maj 2025, në rrugën “Veton Gërvalla”, është raportuar vjedhja e një veture, ndërsa sot rreth orës 14:30, vetura është gjetur në të njëjtin lokacion ku ishte marrë.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar njësia reaguese, e cila ka shoqëruar në polici një person të dyshuar, Fatmir Bajralia.

Pas intervistimit në stacionin policor dhe në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, është marrë vendim që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal “Vjedhje”.

Vetura e gjetur i është kthyer pronarit, Fatos Sadiku, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/