Një veturë e raportuar e vjedhur në Prizren është gjetur nga Policia, ndërsa i dyshuari është identifikuar pas veprimeve operative, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ishte raportuar më 19 qershor, pasi ankuesi V.X. kishte deklaruar se veturën VW Golf 2 e kishte parkuar më 17 qershor në rrugën “Ankara”, por më pas kishte vërejtur se automjeti mungonte.
Burimet bëjnë të ditur se pas punës operative, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë identifikuar të dyshuarin A.K.
I njëjti dyshohet se ka njoftuar Policinë për vendndodhjen e automjetit, i cili më pas i është kthyer pronarit.
Pas intervistimit, ka rezultuar se i dyshuari kishte aktvendim nga Gjykata Themelore në Prizren për vuajtje të dënimit me burg.
I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.
Rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!