image Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit

Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit

news image

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me lot në sy e ka dhënë lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të fëmijës së dytë të Alma Arrazit, nëna që i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët e saj.

“Është gjetur trupi i fëmijës së dytë/ Dyshohet që edhe trupi i nënës dhe i fëmijs tjerë të jenë në këtë zonë”.

“Kërkimet nga RENEA dhe peshkatarët e zonës do vijojnë edhe sot. Është një moment i rëndë, nuk gjej dot fjalët. I bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave në vend, të denoncojnë dhunën. Dhuna në familje, dhuna që çdo vajzë e grua përballet kur shkon në punë, në rrugë”.

“E kam thënë shpesh, por erdhi dita ta them edhe me lot në sy, na duhet të shkëputemi nga kjo situatë. Të reagojmë të gjithë si shoqëri. Edhe kur vajzat nuk reagojnë dot, duhet të reagojnë të gjithë të tjerët. Na duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit dhe të ndërhyrjes në kohë”, tha Balla.

/GazetaSinjali/