Njësitë zhytëse të FSK-së kanë nxjerr nga ujërat e liqenit të Batllavës trupin e pajetë të një qytetari, i cili ishte zhdukur që nga e diela.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka theksuar se kërkimet janë zhvilluar për katër ditë.
“Specialistet e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas një pune vetëmohuese katër ditore, në orën 18:20 nxorën nga ujerat e liqenit të Bakllavës trupin e pajete të personit të mbytur në ujërat e Bakllavës. Trupi i pajetë i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Trupi i pajetë dyshohet që i takon Shaban Shabanit, 55 vjeçar, i cili konsiderohet i zhdukur që nga e diela. Ai kishte hyrë në liqe së bashku me familjarët e tij për të bërë not, por pas një ndihme që kishte kërkuar, ai ishte fundosur.