image Gjendet pas një javë zhdukje 26-vjeçarja nga Skenderaj, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Kosovë

Gjendet pas një javë zhdukje 26-vjeçarja nga Skenderaj, kjo është gjendja e saj shëndetësore

news image

Egzona Islam Ferati, e cila ishte zhdukur para rreth një jave, është gjetur sot e gjallë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e saj.

“Egzona u gjet në gjendje jo të mirë. Gjallë dhe e ligshtë me shëndet”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari njoftoi se Egzona është gjetur në fshatin Gllanasellë.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari njoftoi se ekipi mjekësor tani do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/887845248418794/?type=3&theater