image Gjendet pa shenja jete një person në varrezat e fshatit Gjurakoc në Istog, nisin hetimet

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në varrezat e fshatit Gjurakoc në Istog, nisin hetimet

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Gjurakoc të Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/