image Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

news image

Një person është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës 06:20 në rrugën “Sokol Sopi”, në kryeqytet, ndërsa dyshohet për vetëvrasje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Sokol Sopi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./Gazeta Sinjali/