image Gjendet pa shenja jete një person në Dumnicë të Epërme, dyshohet se u privua nga jeta me armë zjarri

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në Dumnicë të Epërme, dyshohet se u privua nga jeta me armë zjarri

news image

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Dumnicë të Epërme të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhet Policia së bashku me ekipin mjekësor në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Sinjali mëson se aktualisht është duke u bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga hetuesit kompetent me qëllim të grumbullimit të provave që dërgojnë në zbardhjen e kësaj vrasje të dyshuar.

/GazetaSinjali/