image Gjendet pa shenja jete një 36-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se kishte probleme shëndetësore

Siguri

Gjendet pa shenja jete një 36-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se kishte probleme shëndetësore

news image

Sot në orën 05:00 të mëngjesit në një banesë në Prishtinë në rrugën “Sokol Dobruna” është gjetur pa shenja jete një 36-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ekipa e mjekëve ligjor në Prishtinë e kanë konstatuar vdekjen e 36-vjeçarit, sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore.

Megjithatë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, për të identifikuar të gjitha arsyet që kanë çuar të riun t’i jap fund jetës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar  “Hetim mbi vdekjen”.

/GazetaSinjali/