Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, ku një qytetar është gjendur pa shenja jete në liqenin e Farkës.
Shtetasi Kosovar L.D ishte i moshës 30 vjeçare dhe dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Policia ka njoftuar që nuk janë gjetur shenja dhune dhe se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.