image Gjendet një veturë në lumin Lepenc, dyshohet të jetë e familjes Pacolli

Rajon

Gjendet një veturë në lumin Lepenc, dyshohet të jetë e familjes Pacolli

news image

Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia e familjes Pacolli nga Kosova.

Pritet të konfirmohet nëse vetura është BMW e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje. 

Ndërkohë që ende po vazhdon aksioni për gjetjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Kosova, të cilët bashkë me automjetin e tyre ranë në ujërat e lumit Lepenc në rrugën Shkup – Bllacë, jozyrtarisht po qarkullojnë informacione se si mund të ketë ndodhur rasti, raporton KlanM.

Nga policia njofuan se me urdhër të prokurorisë është arrestuar shoferi 64 vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka përplasur me veturën e tij automjetin me të cilën udhëtonin familja nga Kosova.

Ndërsa nga prokuroria kanë dhënë versionin fillestar se si mund të ketë ndodhur aksidenti.

“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thonë Prokuroria.

Aksioni vazhdon në mënyrë të koordinuar mes pjesëtarëve nga MPB dhe Armata e Maqedonisë dhe FSK-ja, bashkë me vullnetarë të tjerë.

/GazetaSinjali/