image Gjendet një trup pa shenja jete afër kampit të Kombëtares së Iranit

Botë

Gjendet një trup pa shenja jete afër kampit të Kombëtares së Iranit

news image

Autoritetet në Meksikë kanë nisur një hetim pas gjetjes së një trupi pa shenja jete në afërsi të zonës ku po qëndron Kombëtarja e Iranit, në prag të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026.

Sipas mediave ndërkombëtare, rasti është zbuluar në qytetin Tijuana, ku një automjet i braktisur ishte parkuar për disa ditë në parkingun e një supermarketi, përballë objektit stërvitor të ekipit iranian.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se hetimet kanë nisur pasi u raportua një erë e fortë që vinte nga brenda automjetit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një trup të pajetë të mbështjellë brenda bagazhit të një SUV-i gri të markës Toyota.

Prokuroria në Tijuana ka konfirmuar se zona është siguruar dhe se po punohet për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rasti ka marrë vëmendje të madhe për shkak të afërsisë me bazën stërvitore të Kombëtares së Iranit, e cila po përgatitet për ndeshjet e para në turne.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/