image Gjendet një person pa shenja jete në Mamushë

Siguri

Gjendet një person pa shenja jete në Mamushë

news image

Dje në Fushën Lluka në Mamushë është gjetur një person pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është mashkull dhe ai dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht gjatë kohës që kishte qenë duke punuar me traktor në tokat e tij bujqësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë krim teknika si dhe hetuesi i mjekësisë ligjore, e më pas trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet ‘Vdekje e dyshimtë’.

/GazetaSinjali/