Një person është gjetur i vdekur pasditen e së premtes në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.
Ai ka thënë se policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Njësitë relevante policore në bazë të prokurorit kujdestar kanë dalë në vendin i ngjarjes, dyshohet për një trup të pajetë të një personi i cili me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka thënë ai për Sinjalin.