image Gjendet një person i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë

Shqipëri

Gjendet një person i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë

news image

Në rezervuarin e Gjançit në Korçë është gjetur një person i mbytur, transmeton Gazeta Sinjali.

Viktima nuk është identifikuar ende ndërsa edhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen.

Mediat në Shqipëri shkruajnë se policia tashmë ndodhet në vendin ku është gjetur trupi i pajetë dhe ka nisur hetimet. Po ashtu, po pyeten banorët e zonës përreth për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet drejt morgut për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ndërkaq trupi është gjetur sot rreth orës 11:13.  /Gazeta Sinjali/