image Gjendet një mjet shpërthyes afër varrezave në një fshat të Lipjanit

Kosovë

Siguri/ Gjendet një mjet shpërthyes afër varrezave në një fshat të Lipjanit

news image

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në afërsi të varrezave të fshatit Ribar i Madh i Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Mjet i dyshuar është gjetur nga një banor i fshatit, pasditën e djeshme rreth orës 15:40.

Siç njofton policia, mjeti i dyshuar është tërhequr pa ndonjë incident nga FSK dhe KFOR.

“Njësia përkatëse policore ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/