Gjatë ditës së djeshme është gjetur një mjet shpërthyes në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda prokurorisë kanë njoftuar se një person gjatë renovimit të kulmit të shtëpisë ka hasur në një mjet të pashpërthyer.
Pas njoftimit , njësiti policor e ka siguruar vendin e ngjarjes përderisa njësiti për deminim i KP-së, e ka larguar mjetin pa ndonjë incident.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës të së mërkurës rreth orës 12:30 në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë./GazetaSinjali/