Policia e Kosovës ka intervenuar para pak minutash në lagjen 038 në Prishtinë, ku në një veturë dyshohet se është vendosur një granatë dore, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se mjeti shpërthyes, i pajisur me siguresë është vendosur në dorezë të derës së veturës së qytetarit (emër i njohur për redaksinë).
Lidhur me rastin tashmë kanë intervenuar njësitë policore që ndodhen në vendin e ngjarjes, kur pritet edhe të tërhiqet mjeti shpërthyes.
Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja, posa Policia të kthejë përgjigje.