image Gjendet një granatë dore në Lipjan

Sociale

Gjendet një granatë dore në Lipjan

news image

Dje në Lipjan është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes në afërsi të një lumi, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se mjeti i dyshuar shpërthyes është një granatë dore dhe se pasi është marrë lajmin, në terren kanë dalur njësitë e FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë hequr mjetin e dyshimtë shpërthyes.

Policia nuk ka njoftuar për të lënduar.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2020 – 10:11. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në afërsi të lumit, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes (granat dore). Njësia për deminim i FSK-së dhe e KFOR-it, kanë bërë tërheqjen e mjetit. /Gazeta Sinjali/