image Gjendet mjet i pashpërthyer në Koshare, FSK-ja e shpërthen në mënyrë të kontrolluar

Siguri

Gjendet mjet i pashpërthyer në Koshare, FSK-ja e shpërthen në mënyrë të kontrolluar

news image

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur në fshatin Koshare të Gjakovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, mjeti është hasur më 25 qershor, rreth orës 17:30, nga patrulla policore gjatë patrullimit.

Burimet bëjnë të ditur se pas verifikimit, mjeti është dyshuar të jetë mjet i pashpërthyer i kategorisë G-7.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe është kërkuar intervenimi i njësisë për deminim të FSK-së.

Sipas informacioneve të fundit, rreth orës 01:00 të datës 26 qershor, ekipi i FSK-së ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të pashpërthyer.

Gjithçka ka përfunduar pa probleme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/