Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi. Siç ka mësuar gazeta, i njëjti dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.
Sipas burimeve të gazetës, dyshimet e para të vdekjes janë nga problemet shëndetësore.
Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga policia, por të njëjtit nuk kanë konfirmuar asgjë deri më tani./Gazeta Sinjali/