image Gjendet i vdekur personi i raportuar si i zhdukur në Ferizaj, një i arrestuar për vrasje

Siguri

Gjendet i vdekur personi i raportuar si i zhdukur në Ferizaj, një i arrestuar për vrasje

news image

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për vrasjen e një personi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët, trupi i pajetë i të cilit është gjetur sot në mallet e fshatit Manstirc në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet L.F., është ndaluar për 48-orë, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale L.F., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas hetimeve të ndërmarra nga ana e hetuesve rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohet dhe ndalohet i dyshuari L.F., lidhur me rastin kur fillimisht një person me inicialet B.V., është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot më datën 05 Shkurt 2025, është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit B.V., në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/