image Gjendet i vdekur një burrë në Rogovë të Gjakovës, dyshohet se u godit nga rrufeja

Siguri

Gjendet i vdekur një burrë në Rogovë të Gjakovës, dyshohet se u godit nga rrufeja

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një person është gjetur pa shenja jete në orët e mbrëmjes. I ndjeri dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është konfirmuar nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se mjeku e ka konfirmuar vdekjen e viktimës posa kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

/GazetaSinjali/