image Gjendet i vdekur në tualetin e shkollës një person në Partesh - Sinjali

Gjendet i vdekur në tualetin e shkollës një person në Partesh

news image

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shkollën e fshatit Budrigë e Ulët në Parteshë, mbrëmë rreth orës 19:00, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i tij është gjetur në tualetin e shkollës.

Këto burime bëjnë të ditur se ai ka qenë punonjës i një shkolle tjetër.

Pas konstatimit të vdekjes nga ekipi mjekësor, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin