Një person është gjetur i vdekur në katin e pestë të një banese në Shëngjin, përcjell Gazeta Sinjali.
Mediat në Shqipëri raportojnë se bëhet fjalë për një 39-vjeçar me origjinë ruse i identifikuar si Eduard Niksini.
Ai ishte gjetur pa shenja jete nga kunati i tij i cili më pas kishte lajmëruar policinë.
Dyshimet e para të policisë janë se 39-vjeçari ka ndërruar jetë nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave tjera, pasi që në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Megjithatë, hetimet mbi këtë rast po vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/