image Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoinit, rrezikohet tregu i kriptomonedhave - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoinit, rrezikohet tregu i kriptomonedhave

news image

Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu po raportohet se është gjetur i vdekur në brigjet e Kosta Rikës.

Sipas një raporti nga stacioni televiziv vendas Teletica, Agjencia e Hetimit Gjyqësor vendase ka konfirmuar vdekjen e miliarderit

Revista Bitcoin bisedoi me disa gra të cilat kishin marrëdhënie me Popescu, të cilat konfirmuan vërtetësinë e lajmit.

41-vjeçari ishte ishte një ndër personat që mbante disa nga shumët më të larta të kriptovalutës.

Pasuria e tij raportohet të ketë arritur vlerën 2 miliardë dollarë kur Bitcoin arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave në mes të prillit.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me tregun e kriptomonedhava. Të bën të mendosh se pa një plan dytësor, pasuritë në kriptomonedha mund të zhduken nga faqja e dheut nëse pronari ndërron jetë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin