image Gjendet i vdekur 72-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Siguri

Gjendet i vdekur 72-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

news image

Avni Agushi, 72 vjeçar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Hamze Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, duke njoftuar se trupi i tij u gjet sot rreth orës 12:53, pas një njoftimi për një person të shtrirë në atë vend.

Avni Agushi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që më 12 qershor 2025.

“Njoftim Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit”..

“Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, përfundoi Veseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/