image Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

Siguri

Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

news image

Personi i raportuar si i zhdukur nga familja e tij në Mitrovicë është gjetur dhe kthyer në familjen e tij.

Bëhet fjalë për Azem Isufi, 29-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur më 11 qershor 2025, pasi ishte larguar nga shtëpia më 08 qershor, rreth orës 22:00, në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se familjarët kishin njoftuar policinë, pasi Isufi kishte marrë rreth 4 mijë euro nga babai i tij dhe ishte larguar pa lënë gjurmë.

Ata kishin deklaruar se një veprim i tillë kishte ndodhur edhe vite më parë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e tij.

Pas veprimeve hetimore, i riu është gjetur nga policia në gjendje të mirë shëndetësore, dhe rasti është mbyllur si “Person i Gjetur”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/