Është përmbytur në villën e familjes vajza e themelueses së ‘MoneyPenny’.
Një adoleshente britanike u gjet e vdekur në një pishinë teksa ishte me pushime në Spanjë.
Siç raportojnë mediat e huaja vajza është identifikuar si Josie Clacher dhe është vajza e miliarderes së njohur britanike.
Josie Clacher, e cila do të mbushte 19 vjeçe këtë muaj, u gjet e vdekur në një vilë në qytetin Alaro, në Majorca të martën në mëngjes nga miqtë.
Një fqinj ngriti alarmin pasi dëgjoi të bërtiturat.
Policia dhe ambulanca u nisën për në vendngjarje dhe u përpoqën ta rikthenin në jetë, por ishte e pamundur.
Josie është vajza e Rachel Clacher, e cila themeloi “Moneypenny”, i vlerësuar me mbi 100 milion £ vetëm vitin e shkuar.