image Gjendet e vdekur në bunar një grua në Vushtrri

Siguri

Gjendet e vdekur në bunar një grua në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës raporton se një grua është gjetur pa shenja jete në një pus/bunar në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Ende nuk dihet se si ka rënë në pus tani e ndjera, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti raportohet se ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:30.

“Raportohet se viktima femër/kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/