image Gjendet e vdekur gruaja që u zhduk gjatë përmbysjes së anijes nga moti i keq në Shqipëri

Shqipëri

Gjendet e vdekur gruaja që u zhduk gjatë përmbysjes së anijes nga moti i keq në Shqipëri

news image

Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur në Himare të Shqipërisë, pasi anija në të cilën ndodhej së bashku me tre anëtarët e tjerë të familjes, dy djemtë dhe bashkëshortin, u përmbys si pasojë e furtunës që përfshiu zonën.

Katër anëtarët e familjes kishin dalë në det me një mjet të vogël lundrues për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por furtuna i ka zënë në det.

Fatmirësisht një nga pjesëtarët e familjes ka arritur të kërkojë ndihmë dhe policia kufitare në bashkëpunim me rojën bregdetare si dhe një mjet turistik, i kanë nxjerrë në breg tre anëtarë të familjes, babain dhe dy djemtë.

Fatkeqësisht, operacioni i kërkimit nuk arriti të gjejë në kohë gruan, e cila është gjetur e mbytur pa jetë disa orë më pas, 1 milje larg bregut të Dhërmiut. Njëri prej djemve është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës për ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Për gjetjen e gruas, u angazhuan forca të shumta të policisë kufitare dhe rojës bregdetare.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, e gjithë vija bregdetare e vendit u pushtua nga erëra të forta dhe rrebeshe shiu. Edhe pse një situatë e tillë ishte njoftuar më parë, veçanërisht në bregdetin e jugut./Gazeta Sinjali/