Një vajzë është gjetur e pajetë poshtë urës së “Dajlanit”, në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se e reja nuk është identifikuar ende. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ajo ëhstë një endacake e moshës rreth 20-30 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së vajzës në fjalë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe”, njofton policia.