image Gjendet avioni që u rrëzua dje në Rusi

Botë

Gjendet avioni që u rrëzua dje në Rusi

news image

Është gjetur avioni rus i cili u zhduk dje nga radarët në kufirin me Kinën ku si pasojë e rrëzimit të këtij avioni humbën jetën gjashtë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria ruse e Emergjencave përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se asnjë nga 6 personat që ishin në bord nuk ka mbijetuar.

Ai shtoi se aeroplani i llojit AN-26 me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord ishte u zhdukur nga radarët gjatë një “fluturimi teknik”.

Raportet kanë konfirmuar se aeroplani u rrëzua në një rezervat natyror jashtë kryeqytetit rajonal të Khabarovskit, përderisa kryente një fluturim në lartësi prej 600 metra.

Fatkeqësisht, nuk ka të mbijetuar si rezultat i rrëzimit të aeroplanit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyaryov ka identifikuar anëtarët e ekuipazhit si specialistë që vinin nga qytete të ndryshme të vendit./GazetaSinjali/