Gjatë punimeve të ujësjellësit te Ura e Gjakut në Mitrovicë, janë hasur 3 mjete të pashpërthyera, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe FSK-ja, ndërsa mjetet ende nuk janë tërhequr nga vendi ku janë gjetur.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes dhe ka thënë se rruga në atë pjesë është bllokuar derisa të kryhet intervenimi i Policisë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Mitrovicë.