image Gjenden të braktisura tri veturat që u vodhën në Gjakovë

Siguri

Gjenden të braktisura tri veturat që u vodhën në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për vjedhjen e tri veturave në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës. Pas denoncimeve të pronarëve të veturave, Policia është vënë në lëvizje për të gjetur automjetet e vjedhura dhe për të kapur të dyshuarit.

Policia njofton se pas veprimeve hetimore  veturat janë gjetur të braktisura, por që s’janë identifikuar të dyshuarit.

· Fsh. Cërmjan, Gjakovë 07.02.2024-07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:50 vetura është gjetur e braktisur.

· Rr. Londra, Gjakovë 07.02.2024-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar para shtëpisë së tij. Rreth orës 22:29 vetura është gjetur e braktisur.

· Rr.Wesli Klark, Gjakovë 07.02.2024- 21:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:15 vetura është gjetur e braktisur.

/GazetaSinjali/